Publikohet vendimi: Këto janë masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Publikohet vendimi: Këto janë masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë.

Nga hera e fundit, masa është zbutur, pasi nga tani shtetasit e Kosovës që futen në territorin e vendit mund të kalojnë kufirin edhe me një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo t’u kërkohet karantinimi për periudhë shtatë ditore. Deri tash, hyrja në Kosovë ishte e pamundur pa të paktën njërën dozë të vaksinës. 

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Kosovë, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t'ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.

Me masat e vjetra, çdo person që hynte në territorin e Kosovës duhej të posedonte një nga dëshmitë e vaksinimit si:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga 3 janari, vetëm personat me dy doza të vaksinës mund të hynë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat