Faton Peci tregon a do të ketë aksione policore për parandalimin e keqpërdorimit të subvencioneve në Minisrtrinë e Bujqësisë

Aktuale

Faton Peci tregon a do të ketë aksione policore për parandalimin e keqpërdorimit të subvencioneve në Minisrtrinë e Bujqësisë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:01
Ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimir Rural, Faton Peci ka thënë se nuk posedon ndonjë informacion nëse do të ketë aksione të tjera të organeve të rendit për sa i përket parandalimit të keqpërdorimit me subvencione.

Pasi tha se kjo është detyrë e institucioneve të drejtësisë, ai vlerësoj se arrestimet e fundit ka ndikuar pozitivisht në  abuzimit të mjeteve financiare që kanë ndodhur për një kohë të gjatë në këtë ministri.

Sipas tij sfidat më të mëdha të digasterit që ai drejton kanë qenë borgjet e mëdha, kërkesat e fermerëve si dhe impakti pandemisë.

“Borxhet e shumta, mungesa e stafit, kërkesat e vazhdueshme të fermerëve, impakti që ka pasur pandemia, të gjitha këto kanë qenë sfida shumë të larta” u shpreh ai.

Mirëpo, ministri Peci tha se është bërë shumë në shlyerjen e borgjeve si dhe në përforcimin e legjislacionit.

“Kështu që kemi bërë shumë punë njëkohësisht prej atyre që kanë qenë më urgjente dhe që nënkupton shlyerjen e borxheve, kemi avancuar legjislacionin dhe kemi hartuar koncept dokumente të reja dhe për herë të parë ministria hynë në vitin 2022 me strategji për bujqësi dhe zhvillim rural”, tha ai.

Ai ka treguar se Ministria e Bujqësis po përballet me munges të stafit, pasi që te njëjtit janë duke u ballafaquar me probleme ligjore.

Ditë më parë 31 persona ishin arrestuar si pasojëe e e manipulimeve të bëra në Ministrin e Bujqësisë, ndërsa në aksionin e 24 shkurtit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në disa komuna ishin arrestuar 12 persona për keqpërdorimin e subvencioneve, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë aksion janë sekuestruar qindar mijëra euro të cilat ishin gjetur në vendbanimet e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat