“Marre është me rrejt se fle e zgjohesh me librin te kryet!”/Me kë po ironizon Muharrem Nitaj?

Aktuale

“Marre është me rrejt se fle e zgjohesh me librin te kryet!”/Me kë po ironizon Muharrem Nitaj?

Nga: M.L. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Muharrem Nitaj

Muaj më parë, një video që bënte “xhiro” nëpër rrjetet sociale, është ajo e një interviste të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me gazetarin Enkel Demi.

Në këtë intervistë Thaçi pyetet nëse te koka e shtratit mban telefonin apo librin.

Thaçi thotë që e mban librin por zihet ngushtë kur pyetet se cilin libër dhe kërkon që të ndalet xhirimi.

“Gazetari: Te koka e shtratit mbani telefonin apo librin?

Ish Presidenti Thaçi: Mbaj librin jo telefonin.

Gazetari: Cilin libër e kishit dje?

Thaçi: Ndale bre qetu, nëse mundesh 😀

Gazetari: e ndalim.

Këtë gafë e ka komentuar, Muharrem Nitaj zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas Nitajt, sot nuk është marre të jesh politikan që nuk lexon.

“Madje sot nuk është turp të jeshë politikan që s’ke lexuar asnjëherë, sepse politika sot është shndërruar në fushë ku kryesisht vegjetojnë njerëz pa profesion, pa shkollë, pa dije…për fat të keq përjashtimet janë bukur të rralla”, shkruan Nitaj në Facebook.

Postimi i plotë:

I E kishin pyetur një politikan karriere të Kosovës se çka mbante te koka e krevatit, librin apo telefonin, dhe ai pa një pa dy si prej pushke ishte përgjigjur: “librin natyrisht”! Dhe cili është ky libër, kishte qenë pyetja shtesë e gazetarit!

Aty ishte ndalur i shkreti. Aty kishte kërkuar që të ndalej regjistrimit i intervistës! Nuk i kujtohej asnjë titull libri. As ai që do të duhej të ishte nën jastëkun tij!

II

Po pse do të duhej të mashtronte politikani se flente me librin. Po sot nuk është marre të jeshë politikan që nuk lexon. Madje sot nuk është turp të jeshë politikan që s’ke lexuar asnjëherë, sepse politika sot është shndërruar në fushë ku kryesisht vegjetojnë njerëz pa profesion, pa shkollë, pa dije…për fat të keq përjashtimet janë bukur të rralla!

III

E kuptoj se e kaluara kurr nuk është atje ku është lënë. Ajo do të duhej të kishte ndërruar me vite. Njerëzit piqen e maturohen një ditë. Ose edhe iluminohen. Lexojnë ndonjë libër e helbete edhe shkollohen.

Arabët kanë thënë se shkollimi të jep fuqi t’i sfidosh gjërat. Po si i bëhët kur as që të kujtohet titulli i një libri që do të mund ta kishe te koka e krevatit?!

IV

Sot nuk është marre të pranosh se nuk lexon! Kanë ndërruar kohët. Jeta është shumë dinamike dhe edhe mund të mos keshë kohë për të lexuar.

Marre është me rrejtë se fle e zgjohesh me librin te kryet!

V

Lektyra është e kaluar që nuk mund të jetë atje ku është lënë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat