Eskalon situata: Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

Aktuale

Eskalon situata: Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

(E plotësuar 15:15) - Peci revoltohet ndaj Musliut: Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba, nuk ka birë nane që më ndal

“Ndash gjuni më ujë e ndash më plumba,  nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, kështu ka reaguar, Ministri i Bujqësisë, Faton peci pas hedhjes më ujë nga deputetja Ganimete Musliu.

Krejt ky konflikt ka ardhur në momentin kur Ministri peci po raportonte para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.

***

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision.

“Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat