Pasi e gjuajti me ujë, tani Ganimete Musliu paralajmëron padi ndaj Faton Pecit

Aktuale

Pasi e gjuajti me ujë, tani Ganimete Musliu paralajmëron padi ndaj Faton Pecit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Ganimete Musliu

(E plotësuar 16:23) - Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur në një konferencë për media pas incidentit që ka pasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ku këtë të fundit e ka gjuajtur edhe me ujë në Komision Parlamentar.

Ajo ka sqaruar se sipas saj, Peci e ka injoruar vazhdimisht atë në lidhje me pyetjet e parashtruara nga ajo për vendimin për anulimin e thirrjes për grante.

“Siç jeni në dijeni që nga 25 nëntori kam kërkuar sqarim nga Peci për të ditur se çfarë ka ndodhur me thirrjen për grante. Deri kur unë e kam ngritur këtë çështje, bujqit kanë qenë në terr informativ. Në Kuvend, ai ka thënë se kjo thirrje është anuluar. Në pyetjen time pasuese se pse është anuluar, ai e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk ka dhënë përgjigje. Kam kërkuar nga ministri që të ma dërgojë me shkrim vendimin e anuluar dhe nuk e kam marrë. Më 2 dhjetor kam protokoluar një pyetje me shkrim ndaj ministrit. I bie që ministri e ka marrë pyetjen më 3 dhjetor. Pasi që ai e ka marrë këtë pyetje, ai më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrjeje. Kur ka ardhë pyetja në Kuvend, unë i kam adresuar pyetjen meqë nuk kisha marrë sqarim më 25 nëntor. Ai ka filluar të më tregojë për arrestimet, në vend që të më jap përgjigje. Unë i kam bërë pyetje shumë të qartë meqë është obligative që anulimi duhet të jetë publik. Ministri ka filluar të më ofendojë se kinse unë i kam marrë për vete grantet. Askush as nga unë as nga familja ime nuk ka marrë dhe as aplikuar për këto”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se Peci e ka akuzuar atë pa asnjë bazë se qëndron prapa krimit, dhe se për këtë ajo do ta padis ministrin.

“Sot në seancë plenare, unë kam marrë raportin me shkrim, raportin e të arriturave. Pas disa pyetjeve që ia bëra, ia bëra edhe një pyetje për vendimin në fjalë, pasi që në vendim thuhet diçka tjetër, në raport diçka tjetër. Në vendimin për anulim, thuhet se ka pasur vendime me më shumë rëndësi. Në raport ka diçka paragjykuese: Me qëllim të ndalimit të keqpërdorimit është shfuqizuar thirrja për grante për zhvillim rural. Ministri shkon edhe më tej me mashtrime dhe manipulime dhe tash është i zënë se gjithçka është elektronike. I zënë me presh në dorë, ai fillon të fyejë dhe të akuzojë. Kërkova nga ministri të dij edhe për një letër ku më bën përgjegjëse për shumë akte kriminale. Për këto akuza të ministrit, ai më akuzoi se qëndroj prapa krimit. Dhe për këtë unë do të ngris padi ndaj ministrit Peci”, ka thënë ajo.

Musliu ka thënë se nuk tërhiqet nga veprimi i saj.

“Në momentin që ai fillon të më bëj pjesë të krimit, unë i kërkoj kryetares së Komisinit që ta ndërpres fjalën. Unë nuk tërhiqem, e kam bë me vetëdije të plotë. E kam gju me ujë për të ndërprerë shpifjet dhe akuzat në drejtim timin”, ka thënë Musliu.

***

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, pasi ky i fundit po raportonte në Komisionin për Mjedis. Ajo thotë se është akuzuar nga ministri Peci që qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe për këtë ka paralajmëruar padi ndaj tij.

“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbykll në mars të këtij viti, deri më 25 nentor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ…Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaru se thirrja u anulu, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pytjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministri të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit. Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjketor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhë pytja në kuvend ja kam adresu pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka fillu mem tregu për aksionet dhe arrestimet që I ka bërë në agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje konkrete. Kur I kam bërtë pytje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime….Unë e pyta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”, tha Musliu para mediave.

Tutje, ajo tha se në raport për anulimin e grantit shkruan diçka tjetër e në vendim diçka tjetër. Ajo tha se do të ngris padi ndaj ministrit Peci.

***

Deputetja Musliu reagon pas incidentit me ministrin Peci.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, do të dalë në konferencë për media, pas eskalimit të debatit me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Konferenca e Musliut do të fillojë në orën 16:00. 

“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PDK-së. 

Ndryshe, deputetja Musliu dhe ministri Peci kanë eskaluar në debatin e sotëm gjatë raportimit të ministrit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat