“A ka prokuror, kryeministër, qytetarë ky vend?”, Gjinovci reagon pas lajmit për reduktime të rrymës

Aktuale

“A ka prokuror, kryeministër, qytetarë ky vend?”, Gjinovci reagon pas lajmit për reduktime të rrymës

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:53
Rron Gjinovci

KEDS ka njoftuar se që nga nesër do të ketë reduktime të rrymës nga dy orë në Kosovë.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile, i cili ka thënë se prokuroria duhet ta hetojë KOSTT-in dhe KEDS-in, përcjell Bota sot.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit që t’ua ndalë ndihmojë dhe qytetarëve që të protestojnë.

Postimi i tij i plotë:

A ka prokuror ky vend? Hetojeni KOSTT-in dhe KEDS-in.

A ka kryeministër ky vend? Ndaljau ndihmat, nacionalizoje KEDS-in.

A ka qytetarë ky vend? Hajde protestojmë.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat