Shoqata e Naftëtarëve pret që Ligji për Naftë të kalojë sa më shpejt edhe në lexim të dytë

Aktuale

Shoqata e Naftëtarëve pret që Ligji për Naftë të kalojë sa më shpejt edhe në lexim të dytë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:54
Ilustrim

Sot është mbajtur Kuvendi i Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve SHQNGL.

Në Kuvendin përmbyllës të shoqatës për 2021, u shqyrtua raporti i punës njëvjeçare për këtë vit.

Po ashtu, u shqyrtua edhe prioritetet e Shoqatës së Naftëtarëve për vitin e ardhshëm.

Shoqata e Naftëtarëve shprehet falënderuese ndaj Qeverisë Kurti dhe kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për Ligjin e Naftës i cili ka kaluar në lexim të parë, me shpresën që ky Ligj do të kalojë sa më shpejt edhe në leximin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat