Reduktimet disa orëshe të rrymës, KEDS del me njoftim për gjendjen në terren

Aktuale

Reduktimet disa orëshe të rrymës, KEDS del me njoftim për gjendjen në terren

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:29
KEDS

KEDS ka njoftuar se ka angazhuar ekipe në terren në disa pjesë të Prishtinës, ku po bëhen sanimet e dëmeve të kabllove nëntokësore.

Në njoftimin e lëshuar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, KEDS thotë se një ekipë gjendet në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ku po sanohet dëmi i kabllos nëntokësore që furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve.

Aktualisht, njëra ekip gjendet në rrugën Bajram Kelmendi, ku po bëjnë sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore e cila furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.

Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave”, deklarohet më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat