​Kurti takon ministrin Hulusi Akar: Turqia konfirmon mbështetjen për integrimet euro-atlantike të Kosovës

Aktuale

​Kurti takon ministrin Hulusi Akar: Turqia konfirmon mbështetjen për integrimet euro-atlantike të Kosovës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar gjatë një takimi sot me kryeministrin Albin Kurti ka rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për integrimet euro-atlantike të Kosovës, rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të FSK-së, si dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Ministri turk tha se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve duhet të thellohen më tej në të ardhmen, duke përmendur përpjekjet e mëdha të Turqisë që Kosova të fitojë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare. 

Ndërsa, Kurti falënderoi Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen në procesin e njohjeve, ndërsa u shpreh veçanërisht mirënjohës për donacionet në fondet e mbrojtjes, prej 1.3 milion dollarë për vitin 2021, si dhe pajisjet, trajnimet dhe arsimimin në të gjitha fushat.

“Si Qeveri e Kosovës, ne jemi mirënjohës për mbështetjen kaq bujare të Qeverisë së Turqisë dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë për të çuar më tej bashkëpunimin tonë në këtë aspekt”, tha Kurti.

Duke përmendur sukseset e Forcës së Sigurisë, kryeministri Kurti bëri të ditur se për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë një buxhet prej mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes apo 1.3% të Bruto Produktit Vendor, duke synuar që së afërmi të arrijë standardin prej 2% të BPV-së, që parasheh një ushtri e NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat