Reagon Glauk Konjufca pas miratimit të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë

Aktuale

Reagon Glauk Konjufca pas miratimit të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë

Nga: N. Sh. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:31
Glauk Konjufca

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.

Pas miratimit të këtij Projektligji ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai thotë se si kryetar i Kuvendit do të kujdeset që ky projekigj të trajtohet me prioritet.

Sipas tij, pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëe.

Postimi i plotë:

E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.

Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t'u kthehet qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat