Korrespodenti i “Bloomberg”: S’janë surprizë reduktimet në Kosovë, ka qenë e ditur muaj më parë

Aktuale

Korrespodenti i “Bloomberg”: S’janë surprizë reduktimet në Kosovë, ka qenë e ditur muaj më parë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 00:28
Ilustrim

Korrespodenti i mediumit të njohur amerikan, “Bloomberg”, Javier Blas ka thënë se kriza energjetike në Ballkan ka qenë e pritshme, derisa për reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë, thotë se nuk janë surprizë.

Këto deklarata ai i ka bërë në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, ku mes tjerash kritikon Bashkimin Evropian për menaxhimin e situatës.

Sipas tij, Evropa ka qenë duke fjetur, ani pse kriza u paralajmërua tre muaj më parë, ose thjesht, nuk i ka interesuar.

“Nuk janë surprizë reduktimet e energjisë elektrike të paralajmëruara në Kosovë. Ka qenë e ditur, tre muaj më parë, që kriza e vërtetë është në Evropën Lindore, ose më saktë në Ballkan. BE-ja ka qenë duke fjetur. Ose thjeshtë nuk i ka interesuar”, ka thënë Blas.

Korrespodenti ka thënë se kriza e vërtetë është në lindje, derisa ka përmendur se eksportuesi më i madh i Kosovës, Feronikeli e ka mbyllur të gjithë prodhimin.

Vlen të përmendet se reduktimet energjetike në Kosovë filluan gjatë javës që lamë pas.

Shumë qytetarë janë përballur me kufizime të cilat kanë zgjatur më shumë se sa që ishte paralajmëruar.

Reduktimet po vazhdojnë ende, ani pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur ditë më parë se situata është duke i përmirësuar.

Sa i përket “Bloomberg”, ky medium edhe më herët ka raportuar për krizën energjetike në Kosovë, duke theksuar se është shteti më i varfër në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat