​Aliu falënderon mantelbardhët për shërbimin gjatë gjithë vitit

Aktuale

​Aliu falënderon mantelbardhët për shërbimin gjatë gjithë vitit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 18:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorët komunal e drejtues të OVL-UÇK-së në Ferizaj, kanë vizituar sot Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj, e cila shënon 10 vjetorin e punës.

Ata kanë uruar për përvjetorin, përgëzuar për punën, po kështu edhe për të dhuruar gjak, gjest që thotë se e bëjnë rregullisht.

“Dhuroni gjak për të shpëtuar jetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Duke shtuar se kanë vizituar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt për të shprehur falënderimin e tyre për shërbimin e tyre që po kurorëzohet me suksese të shumta, në mbrojtje e kujdes për shëndetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat