​Ahmeti-Muratit: A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë, se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës

Aktuale

​Ahmeti-Muratit: A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë, se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Shpend Ahmeti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkuan Murati, në konferencën e fundviti arsyetoi rikthimin e TVSh-së në 18 përqind për bizneset e gastronomisë. Për çka ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo është një qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve.

Çështja e TVSH’së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi. Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal? Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind. A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës? Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve. TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë. Funksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara. P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet. Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializimin ose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar. Në dyja rastet, absurditet. E që s’ka nevojë për financim shtesë për shpenzime publike tregon bilanci i fundvitit. 9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike. Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori. Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”, ka shkruar Ahmeti në “facebook”.

Ndërsa Murati derisa ka thënë se nuk ka premtuar moskthimin e TVSh-së, ai theksoi se sektori i gastronomisë ka shënuar rekord të qarkullimit.

Nuk është premtuar asnjë herë është e pavërtetë ajo. Ka pasur edhe persona të tjerë prezentë ka qenë edhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fakt është e kundërta edhe kur kam qenë kryetar i komisionit mandatin e kaluar, kam thënë se zbritja e TVSh-së në atë formë nuk është mënyra e duhur, pasi nuk rezulton me zbritjen e çmimeve dhe ajo të rezultonte konsum të shtuar. Pra kur është zbritur TVSh-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve. Përkundrazi, çka ka ndodh është se mund të jetë rritur norma e fitimit për biznesit. Duhet të jetë parasysh edhe se si sektor gastronomia ka shënuar rekord qarkullim. Nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019 mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30 përqind rritje. Pra viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por këtë vit me përjashtim të bizneseve që kanë qenë të mbyllura dhe besoj se ne si qeveri do t’iu dalim në ndihmë, por sa i përket bizneseve që kanë operuar nuk kanë pasur vështirësi, marrë parasysh edhe shifrat që i kemi. Sa i përket inspektimeve dhe pretendimeve që po thuhen, inspektimeve po bëhen vazhdimësi prej verës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat