Milazim Krasniqi ndez alarmin: 24 orë në shtatë ditë të javës Serbia bën plane kundër lirisë sonë, kam frikë se..

Aktuale

Milazim Krasniqi ndez alarmin: 24 orë në shtatë ditë të javës Serbia bën plane kundër lirisë sonë, kam frikë se..

Nga: M.L. Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:15
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, konsideron se rreziku direkt për fatin e shqiptarëve në Kosovë vjen nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët nuk duhet të jenë indiferent ndaj temave që kanë të bëjnë me Serbinë.

Kjo, pasi sipas tij 24 orë në shtatë ditë të javës atje bëhen plane kundër lirisë sonë, në të gjitha nivelet e pushteteve fetare, opozitare, qeveritare, mediale.

“Më tmerron indiferenca e publikut ndaj temave që kanë të bëjnë me Serbinë! Asnjë shqiptar në Kosovë nuk duhet jetë indiferent ndaj temave që kanë të bëjnë me Serbinë. Pse? Sepse rreziku direkt për fatin tonë vjen nga Serbia.

24 orë në shtatë ditë të javës atje bëhen plane kundër lirisë sonë, në të gjitha nivelet e pushteteve fetare, opozitare, qeveritare, mediale. E pra, indiderenca jonë ua lehtëson shumë punën. Kam frikë që kemi me u gërthithë për këtë indiferencë. Ama, mandej mundet me qenë shumë vonë”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat