Kështu erdhi deri te aksidenti i autobusit me mërgimtarë në Serbi

Aktuale

Kështu erdhi deri te aksidenti i autobusit me mërgimtarë në Serbi

Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova që udhëtonte për në Graz të Austrisë është aksidentuar në Serbi.

Në bazë të raportimeve të para, janë 11 persona të lënduar nga ky aksident.

Siç raportohet nga mediat serbe, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash.

Menjëherë pas kësaj, ekipi i emergjencës ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe disa persona janë transportuar në spital.

Hetimet në vendngjarje po kryhen nga pjesëtarët e Policisë Rrugore të Krushevcit.

Trafiku në këtë seksion nuk është i ndërprerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat