Ambasadori britanik flet për Masakrën e Reçakut: Ne kurrë s’do të harrojmë

Aktuale

Ambasadori britanik flet për Masakrën e Reçakut: Ne kurrë s’do të harrojmë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:20
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka thënë se Masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë civilë, s’do ta harrojnë kurrë.

Ai ishte pjesë e nderimeve që u bënë sot në Reçak bashkë me krerët kosovarë dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

“Sot në mëngjes iu bashkova përkujtimit për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës në Reçak.

23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt të indiskriminuar dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi. Ne nuk do të harrojmë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat