Kuvendi e fillon seancën e jashtëzakonshme me një minutë heshtje për Reçakun

Aktuale

Kuvendi e fillon seancën e jashtëzakonshme me një minutë heshtje për Reçakun

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:34
Kuvendi me një minutë heshtje për Reçakun

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të Masakrës së Reçakut.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që me një minutë heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.

Të shtunën është shënuar 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Në seancë po merr pjesë edhe LDK-ja dhe AAK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat