Latifi: Japonia një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi

Aktuale

Latifi: Japonia një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur në takim të ngarkuarin e ri me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, i cili konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, e të vazhdojë tutje mbështetjen për projektet që për qëllim kanë avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Ministri Latifi uroi Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për sistemin shëndetësor e në veçanti për përkrahjen konkrete në përgjigjen kundër Covid-19.

“Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës", theksoi ministri Latifi, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, si në atë të trajnimit postdiplomik për studentët e mjekët tanë të rinj, si në Kirurgji e në fushat tjera mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat