Haradinaj: Hiqe bllokadën Kryeministër

Aktuale

Haradinaj: Hiqe bllokadën Kryeministër

Më: 24 janar 2022 Në ora: 13:22
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar masat e reja për të hyrë në Kosovë, ka thënë se ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina, është vendim arbitrar dhe i dëmshëm.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët.

“Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat