Profesori pranon kërkim faljen e deputetes Fjolla Ujkani

Aktuale

Profesori pranon kërkim faljen e deputetes Fjolla Ujkani

Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:33
Fjolla Ujkani dhe Lulzim Paci

Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili nëpërmjet të videove të publikuara në rrjetin e tij social në Tik Tok duke shprehur pasionin e tij për vallëzimin, u bë viral, i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur në kohët e fundit, që sipas tij janë të rënda, e veçanërisht për nënën e tij.

Paci thotë se njerëzit nuk duhet të japin paragjykime pa argumente dhe mos t’i linçojnë njerëzit.

Ai ka thënë se ka respekt për deputeten Fjolla Ujkani, kërkim-faljen e së cilës e ka pranuar.

“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë. Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat