Abdixhiku takon Escobar dhe Lajҫak: LDK-ja mbështet dialogun, të përfundoj me njohje të ndërsjellë

Aktuale

Abdixhiku takon Escobar dhe Lajҫak: LDK-ja mbështet dialogun, të përfundoj me njohje të ndërsjellë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, sot është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák.

Kryetari Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Poashtu, duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës. 

LDK mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat