Sveçla po e ndiqte LIVE në Facebook arrestimin e Dardan Molliqajt

Aktuale

Sveçla po e ndiqte LIVE në Facebook arrestimin e Dardan Molliqajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:45
Xhelal Sveçla

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash.

Dardan Molliqaj është arrestuar para futjes në studiot e një TV vendore.

Kjo ngjarje është përcjellur edhe live, e ku shikues shihet të ketë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë.

Image
Xhelal Sveçla po e ndiqte LIVE në Facebook arrestimin e Dardan Molliqajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat