Berisha: Masat do të rishqyrtohen më 4 shkurt

Aktuale

Berisha: Masat do të rishqyrtohen më 4 shkurt

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 00:10
Arsim Berisha

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se më 4 shkurt do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Megjithatë, ai tha se ende nuk dihet saktë se cilat masa do të lirohen, meqë në këtë datë do të ketë një pasqyrë reale.

Por, Berisha paralajmëroi se do të ketë lehtësi ndaj fqinjëve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve të Luginës, kur duan të hyjnë në Kosovë.

“Kemi kaluar një valë të Deltës në gusht dhe shtator dhe ajo na ka dhënë shumë mësime se çfarë hapa duhet ndërmarrë. Duhet të presim deri më 4 shkurt se si po shkon shkalla e infeksionit dhe e shërimit të të infektuarve, numri i të hospitalizuarve, infeksioneve edhe në shkolla dhe pastaj në bazë të të gjithë këtyre parametrave të vendosim. Ne çdo ditë mblidhemi tri-katër herë në ditë për këtë çështje. Shqyrtim do të ketë dhe kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe aktorëve brenda politikës. Patjetër që këto masa do të rishqyrtohen më 4 shkurt”.

Për masat e ndërmarra për dy javët e kaluara, Berisha ka thënë se kanë shikuar me vëmendje edhe pjesën e ankesave të qytetarëve.

“Ditën e enjte kemi një pasqyre më reale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat