MSH: Vaksina kundër COVID-19 ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes

Aktuale

MSH: Vaksina kundër COVID-19 ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas MSH, vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.  Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në njoftim.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tash, mbi 44 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht – me dy doza.

Dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese në Kosovë ka nisur në dhjetor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 38,000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërsa atë përforcuese mbi 44,000.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat