Masat e reja anti-Covid, ky është lajmi i fundit nga Qeveria e Kosovës

Aktuale

Masat e reja anti-Covid, ky është lajmi i fundit nga Qeveria e Kosovës

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 00:09
Qeveria e Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se të enjten do të diskutohet për masat e reja anti-Covid.

Ai mes tjerash tha se nesër do të mbahet një takim i Komisionit Këshilldhënës, dhe atij të Komitetit për Koordinimin dhe vlerësimin e situatës pandemike.

Kryeziu shtoi se nesër përfundimit do të diskutohen veprimet e tjera që do të ndërmerren për situatën pandemike.

“Dje ka pasur një takim në të cilin është diskutuar mbi situatën me pandeminë, nesër do të ketë një takim të Komisionit Këshilldhënësit, por edhe të Komitetit për Koordinimin dhe vlerësimin e situatës Pandemike. Aty nesër do të diskutohen përfundimisht veprimet e radhës sa u përket masave në fuqi. Ato skadojnë në datën 4, ato kanë qenë të përkohshme. Nesër do të ketë më të rejat sa i përket masave, çfarëdo kufizimit që mund të mbetet apo shtohet në bazë të situatës”, ka thënë ai.

Aktualisht, në vend është e vendosur ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, masë kjo që është kritikuar shumë.

Veç kësaj, orari i punës së gastronomisë është i kufizuar, duke u lejuar vetëm deri në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat