MAPL mbajti tryezën koordinuese me kryetarët e komunave, theksohet nevoja për digjitalizim

Aktuale

MAPL mbajti tryezën koordinuese me kryetarët e komunave, theksohet nevoja për digjitalizim

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:56
Tryeza koordinuese me kryetarët e komunave

Me qëllim të diskutimit për zhvillimin e nivelit lokal, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka mbajtur tryezën koordinuese me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë kësaj tryeze, në fjalën e tij, Krasniqi ka mirënjohjen e tij ndaj kryetarëve të komunave për bashkëpunimin korrekt duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre në përballje me pandeminë COVID-19.

Në këtë takim, i pari i MAPL-së ka theksuar nevojën e digjitalizimit dhe përgatitjes për anëtarësim në OGP, duke pasur parasysh rëndësinë e rritjes së vendimmarrjes së qytetarëve në nivelin lokal dhe ofrimin e shërbimeve komunale më efikase dhe transparente.

Sipas komunikatës, kryetarët e Komunave, kanë ngritur disa çështje të cilat lidhen me nivelin lokal duke theksuar gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit me nivelin qendror.

“Krasniqi, para kryetarëve të Komunave, ka shpalosur prioritetet, planet dhe projektet e MAPL-së, duke u bazuar në agjendën legjislative e cila ka për qëllim ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e funksionimit të nivelit lokal, në rritjen e fondeve për Komunat me qëllim të rritjes së mbështetjes së nivelit lokal përmes projekteve kapital dhe projekteve tjera për grupet e margjinalizuara dhe komunitetet si dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar”, thuhet po aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat