Tha se Osmani ka tejkaluar Rugovën/ Meta ironizon me Pecin: Edhe Haxhi Avdyli e ka tejkaluar Fehmi Aganin

Aktuale

Tha se Osmani ka tejkaluar Rugovën/ Meta ironizon me Pecin: Edhe Haxhi Avdyli e ka tejkaluar Fehmi Aganin

Nga: M.L. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Bardhyl Meta

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani aktualisht është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze, e ndoshta sipas tij, edhe përtej saj, krahasuar me Presidentin Rugova.

“Unë mendoj që Vjosa Osmani është bashkë me presidentin e ndjerë Rugova, dy nga figurat më të rëndësishëm dhe me përfaqësimin më dinjitoz që e kanë dhënë, në të kaluarën Rugova, ndërsa aktualisht Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën po aq dinjitoze, ndoshta në disa aspekte të prezantimit edhe përtej saj”, tha ai.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta. Ai ka ironizuar me ministrin Peci duke thënë se , jo vetem se Vjosa ka tejkaluar Rugovën, por edhe dr. Haxhi Avdyli e ka tejkaluar Fehmi Aganin në politikat përbashkuese.

Postimi i plotë:

“Liria e besimit është më e patjetërsueshmja dhe më e shenjta e të gjitha të drejtave të njeriut”!

- Ka të drejtë Peci me besu, jo vetem se Vjosa ka tejkaluar Rugovën në përfaqësimin e Kosovës dhe në takimet me dhjetra e dhjetra President vendesh, por edhe se, ta për shembull, dr.Haxhi Avdyli ka tejkaluar kaher Fehmi Aganin në politikat përbashkuese!

Ka edhe shembuj boterorë:

Ta zamë, kohë më parë, u mbajt

Konferenca Ndërkombëtare “Flat Earth” e cila u zhvillua në Karolinën e Veriut- e cila mblodhi një numër të njerëzve që besojnë se Toka nuk është një glob, por ajo qëndron në një gjendje të shtrirë, rrafsh si tepsia!

P.S. Besim është ky, s’ka tkeqe, tjetër se…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat