Tarifat e deputetëve në Suedi

Aktuale

Tarifat e deputetëve në Suedi

Nga: Astrit Gashi Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:46
Parlamenti suedez

Deputetët e Riksdagut nuk janë të punësuar nga Riksdagu, por kanë një mandat nga zgjedhësit e tyre. Pra, një tarifë është caktuar për ta dhe jo rrogë. Tarifa e sivjetshme është 7100 € në muaj për të cilën paguajnë tatimin.

Udhëtimet zyrtare;

- një kartë vjetore treni (klasë ekonomike)

- fluturimet brenda Suedisë në përgjithësi rezervohen në klasën ekonomike.

- makinë tijën 2,65 € kilometra, nga të cilat 1, 85 jane pa taksa.

- Hotel, nëse hoteli është më shumë se 50 kilometra nga shtëpia ose Riksdagu. Për ata që jetojnë larg, administrata e Riksdagut ka një numër apartamentesh "ditore". Shtëpitë janë të mobiluara me orendi bazale dhe japin mundësi të thjeshta gatimi. Deputetit i lejohet një të afërm të ngushtë të kalojë natën në akomodimin e shtetit, por duhet të paguajë një tarifë. Fëmijët nën 18 vjeç mund të qëndrojnë pa pagesë

- udhëtime zyrtare jashtë vendit, maksimumi deri 5000€ gjatë një mandati. Klasë ekonomike nëse është një fluturim i shkurtër. Në udhëtimet jashtë Europës, klasë biznesit VETËM nëse është e nevojshme për detyrën.

Një regjistër financiar për secilin deputet për qëllim të transparencës mbi angazhimet dhe interesat financiare të tyre. Regjistri përmban info për interesa eventuale që mund të ketë brenda një kompanisë, si aksione dhe marrëveshje të tjera të natyrës financiare, si punësimi përveç detyrës si deputet. Regjistri gjithashtu shënon prona që mund të ketë deputeti dhe borxhet. Edhe ata që nuk kanë gjë për të regjistruar duhet të raportojnë në regjistrin financiar.

Ryshfeti; Shembuj të gjërave që mund të konsiderohen ryshfet janë rabatime të ndryshme, darka/dreka jozyrtare, bileta avioni, udhëtimi ose eventësh. Sipas kodit të mirësjelljes, një deputet nuk duhet të ekspozohet AS dyshimit se ka marrë ryshfet.

Dhurata; në lidhje me një udhëtim zyrtar, i takon Riksdagut dhe regjistrohet në regjistrin e dhuratave. Dhurata me vlerë të parëndësishme, si një suvenire ose laps më të thjesht, lejohet po që vlefta e sajë nën 15 €.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat