Liberalizimi i vizave/ Kosova ka kryer të gjitha detyrat e saja në raport me Komisionin Evropian

Aktuale

Liberalizimi i vizave/ Kosova ka kryer të gjitha detyrat e saja në raport me Komisionin Evropian

Nga: M.H. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një temë me rëndësi kohët e fundit mbetet padyshim liberalizimi i vizave.

Pasi deputeti nga radhët e LVV-së, Agon Batusha është pjesë e Komisionit për Integrime, i pyetur nga “Bota sot”, se sa larg është liberalizimi i vizave.

Ai tha se Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saja në raport me Komisionin Evropian vetëm se ky liberalizim po varet nga politika e BE-së.

Këtu kemi një ose dy shtete hezituese, shton tutje deputeti.

Kosova ka kryer të gjitha detyrat e saja në raport me Komisionin Evropian. Pra, të gjitha kriteret i kemi plotësuar dhe për këtë ka vendim të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian. Problemi është tek vendimmarrje politike e BE-së që bëhet nga shtetet anëtare në Këshillin e BE-së. Këtu kemi një ose dy shtete hezituese, të cilat kanë bërë kërkesa shtesë si formë kriteresh, gjë që i kemi adresuar si Kuvend dhe Qeveri dhe tani presim hapin e radhës nga Franca, si shtet që ka Presidencën e BE-së. Pra, komplikimi është tek BE-ja dhe jo tek Kosova”, u shpreh Batusha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat