Kadri Veseli a ishte drejtues i SHIK-ut / SHIK-u a ishte organizatë kriminale!?

Aktuale

Kadri Veseli a ishte drejtues i SHIK-ut / SHIK-u a ishte organizatë kriminale!?

Nga: Idriz Morina Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:59
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, e drejtonin SHIK-un dhe PDK-në

Ai për shumë vite nuk shihej në opinion, ndërsa mediat tepër të rralla kundërshtare nuk kishin rast as ta fotografonin, e mediat afër PDK-së dhe SHIK-ut, kujdesesshin, që kurrë të mos shfaqej imazhi i tij.

Ai dikur një djalë i druajshëm fashti, por që kur hyri drejtpërdrejt në politikë flite, herë si kryeministër e herë si president vendi, dhe rrallë si deputet apo kryetar Kuvendi.

Ai kishte jetuar për dia vite azilant në Zvicër, ndërsa e shfrytëzonte socialin, student i përjetshëm i Bujqësisë në UP, dhe kur në Prishtinë nuk mund të rronte as me qira, 2020 e gjeti multimilioner.

Ky edhe Hashim Thaçi e kanë të përbashkët të pakapërcyeshme lidhjen me shërbimet inteligjente fqinje.

Një nga thëniet e tij të paharrueshme është deklarata e tij, se nga Presidenca e Serbisë kanë vjelë dosje me thasë. Se çfarë ishin ato dosje, ka mbetur një mister që vështorë se do të zbulohet, por ajo deklaratë e inkodon atë si bashkëpunëtorë të Serbisë, dhe shumë më pak apo aspak si armik të shërbimeve inteligjente serbe.

Ka mjaft llogari ligjore, të hapura për shkak të kurdisjes së tenderëve dhe ende nuk janë mbyllur.

Atij i ka mbetur e papërmbyllur llogaria në aferën e pasaportave të 1.4 milion eurove, ku doli i implikuar ai nëpërmjet njerëzve të afërt të tij, të cilët u zbuluan se kishin përvetësuar shuma të mëdha parash, ku e kryeakuzuar ishte gjermania Natali Veliaj.

Për këtë rast Veseli u impliua nga Hashim Shala nga Broliqi i Pejës, i cili akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal që ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 1.4 milionë euro të pasaportave biometrike.

Ju kujtohen fjalët e pahijshme, përveç aferës korruptive të shpërfaqur në aferën “Pronto”, edhe raste të tjera, nga të cilët më skandalozi dhe më i padëgjuar nga një kryetar Kuvendi ndaj një deputeteje femër, që kurrë nuk u sanksionua nderi i Kuvendit, është fyrja që ia bëri ish-deputetës Albulena Haxhiu, së cilës i tha në seancë të drejtpërdrejtë të Kuvendit: “Ma honksh…”.

Vrasjet, krimi i organizuar

Sipas detyrave zyrtare, shërbimi sekret i një vendi merret me sigurinë e shtetit të tij, rreziqet e brendshme dhe të jashtme, parandalimin e veprimtarisë së shërbimeve sekrete të vendeve armike etj. Kështu nuk ka ndodhur me SHIK-un që e drejtonte Kadri Veseli, nuk është marrë me këto funksione, por me veprimtari të rrezikshme për vendin dhe shoqërinë.

Gjatë kohës sa Kadri Veseli ka udhëhequr me SHIK-un kanë ndodhur shumë krime, vrasje politike, skandale, uzurpime, dhe madje ndërhyrje të vazhdueshme nga jashtë të shërbimeve sekrete, veçanërisht të atij serb, atëherë ky duhet të merret në përgjegjësi të plotë.

Besohet se gjatë këtyre viteve kanë ndodhur së paku një qind vrasje politike dhe disa qindra të tjera, si pasojë e krimit të organizuar, dhe në një numër të konsiderueshëm prej tyre ka marrë pjesë SHIK-u, atëherë kjo argumenton, se brenda SHIK-ut vepronte “skuadra e vrasjeve”, që në këtë rast sërish i bie se është drejtuar nga Kadri Veseli, si shef i shërbimit, dhe që ai beson ta ketë mbajtur këtë në diskrecion të plotë.

Ashtu krijohet bindja edhe nga argumentimet e shërbimeve inteligjente të NATO-s, nga hetimet e EULEZ-it, që në dosjet e tyre e vlerësojnë SHIK-un si organizatë kriminale.

Apo që sot gjykata speciale i referohet si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Gjatë kohës sa vepronte SHIK-u pas luftës, Kosova nuk ishte shtet. Po të ishim shtet duhet ta kesh Shërbimin sekret, dhe ngaqë ky shërbim sekret i krijuar nga strukturat e luftës, është marrë realisht me plaçkitje, vrasje, zhvatje, uzurpime, kurdisje tenderësh dhe me çka jo negative, atëherë del se kjo ishte një organizatë mafizoze, ilegale dhe se e tërë veprimtaria e tij, është e dënueshme.

Dëmtimi i imazhit të Kosovës

Kjo organizatë kriminale e pat dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës tek gjermanët duke inskenuar veprimtari terroriste të tre agjentëve gjermanë, të cilët i pat arrestuar policia e Kosovës, njëkohësisht i pat njollosur nëpërmjet mediave të kontrolluara nga ai, dhe duke i dekonspiruar.

Që SHIK-u ishte i përfshirë në atë skenar, argumentohet me faktin se aksioni i policisë qe udhëhequr nga Kadri Arifi nga Lipjani, dhe Emin Beqiri, që të dy zyrtarë të SHIK-ut?

Gjatë viteve janë publikuar dosje të klasifikuara në BND për krimet dhe korrupsionin e Hashim Thaçit dhe të SHIK-ut.

Një enigmë tjetër e tij është se Kadri Veseli nuk ka rrëfyer kurrë për qëndrimin disa mujor në shtëpinë e Adem Jasharit, pa treguar identitetin e tij.

Përgjegjës për vjedhjen e dosjeve në policinë e Kosovës, ëhstë SHIK-u. Ky skandal e lidh pashkëputshëm Veselin me këtë krim të rëndë. Ai nuk i ka dhënë informacione shtetit për këtë krim të rëndë, ku ruheshin pikërisht edhe dosjet që e implikonin atë drejtpërdrejt.

Kadri Veseli shkoi në Hagë, pa ia arritur që disa parti politike dhe deputetë “t’i rraste SHIK”, siç thoshte në një seancë publike të Kuvendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat