Suspendimi i zyrtarit Policor, IPK: Rasti nuk është trajtuar nga ne

Aktuale

Suspendimi i zyrtarit Policor, IPK: Rasti nuk është trajtuar nga ne

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Amir Hoxha

Zyrtari Policor nga Prishtina, Amir Hoxha, ka njoftuar se është suspenduar nga puna përkohësisht në afat prej 3 ditësh.

Suspendimi ndërlidhet me një postim që e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij rreth mospagesës së shujtave për policët.

Mdia ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës të cilët në një përgjigje me shkrim thanë se nuk është rast që është trajtuar nga IPK-ja.

“Ju lutem kontaktoni me Policinë e Kosovës pasi që nuk është rast që ka trajtuar IPK-ja”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga IPK-ja kanë bërë të ditur se parimisht nuk bëjnë suspendime me afat kohor prej 72 orësh.

Amir Hoxha në Facebook sot ka njoftuar se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer “vepër penale” apo shkelje të rëndë disciplinore.

Ai ka shtuar se “fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ai shkroi se se për dallim nga deputetët “paratë e shujtave për policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë edhe pse na takojnë me ligj, me arsyetimin të mungesës së buxhetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat