Biznese, vetura, villa, shtëpi e banesa: Kjo është pasuria e deputetëve që morën më së shumti para për derivate

Aktuale

Biznese, vetura, villa, shtëpi e banesa: Kjo është pasuria e deputetëve që morën më së shumti para për derivate

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 17:05
Ilustrim

Ata kryesuan listën e shpenzimeve për derivate, para këto që u morën nga buxheti i shtetit për udhëtimin deri në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë ishin temë e kryefjalë e çdo debati gjatë gjithë javës së kaluar.

Mirëpo si duket ata nuk kryesojnë vetëm këtë listë. Disa prej tyre janë të parët në mesin e deputetëve edhe për nga pasuria e tyre, por megjithatë përsëri e panë të nevojshme që të marrin disa mijëra euro më shumë nga xhepi i qytetarëve.

Nga kjo listë 6 deputetë ishin të partisë në pushtet, një i Listës Guxo, 2 deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, 1 deputet i Lidhjes Demokratike dhe një deputete e SDU-së.

I pari që prin në këtë listë si për paratë e marra për derivate ashtu edhe për pasurinë e tij është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili po del të jetë milioner.

Ai mori 870 euro për derivatet e udhëtimeve të tij për në Kuvend derisa në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, Lekaj ka të deklaruar një pasuri prej afro 2 milionë eurosh apo saktësisht 1,931.195 euro.

Deputeti ka të deklaruar automjetin personal të tipit BMW 525 F10 në vlerë prej 12,000 euro. Por edhe tre vetura të tjera të gruas dhe fëmijëve që kapin vlerën 47,300 euro.

Derisa pasuri të paluajtshme, Lekaj ka të deklaruar, shtëpi tokë dhe banesë. E detyrime financiare ndaj bankave ai i ka 75.000 euro.

E menjëherë pas tij me pasurinë e tij jo të vogël qëndron, deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli, i cili mori 630 euro nga buxheti i shtetit për derivate, derisa në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai posedon të mira materiale në vlerë prej 1 milion e 461 mijë euro.

Deputeti i LVV-së vozit një veturë të tipit Audi A8L, e cila ka vlerë 50 mijë euro.

Përveç kësaj në bazë të deklarimit të pasurisë për vitin 2021, deputeti i LVV-së nuk duket të ketë shumë nevojë për paratë e derivateve që i mori nga buxheti i shtetit.

Kjo sepse pasuri të paluajtshme Agusholli posedon 1 milion e 405 mijë euro, derisa pasuri të luajtshme ka 55 mijë euro, të cilat të gjitha i ka deklaruar si pasuri të përbashkëta.

Ai në pronësi të tij ka 6 banesa, 2 shtëpi,2 objekte afariste njërin në kuadër të shtëpisë, parcelë toke në Pejë, lokal afarist dhe 2 garazha me tre podrume.

Me shpenzime goxha të mëdha për derivate ishte edhe deputetja Duda Balje. Ajo nga buxheti i shtetit mori 870 euro për naftë e benzinë, derisa sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2021, ajo posedon pasuri në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro.

Ajo vozit veturën e tipit Audi A4 në vlerë 25 mijë euro derisa bashkëshorti i saj vozit veturën Toyota në vlerë prej 17 mijë eurosh.

Pasuri të paluajtshme ajo posedon 510 mijë euro, ku përfshihen shtëpi, stan dhe dy lokale të cilat i ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit.

Deputetja Balje të deklaruar si pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe para të gatshme, që i përkasin asaj dhe bashkëshortit të saj ka 558,000 euro, përderisa të hyra vjetore të sajat dhe bashkëshortit i ka deklaruar 42,150.24 euro.

Njëra ndër më të përfolurat në lidhje me shumën që mori për derivate padyshim që ishte edhe deputetja e partisë në pushtet, Yllza Hoti.

Ajo u përfol shumë për arsye se mori paratë për derivate ani pse nuk ka veturë, të paktën jo të deklaruar në pasurinë e saj, si dhe menjëherë pas raportimit për shpenzimet e derivateve ajo e largoi nga llogaria e saj personale në Facebook informatën që banon në Prishtinë duke lënë kështu vetëm vendlindjen, Prizrenin.

Në total pasuria e saj dhe familjes në bazë të deklarimit në AKK arin shifrën prej 319 mijë e 596 euro duke mos përfshirë pagat vjetore të saj dhe familjes.

Pasuri të paluajtshme ajo në deklarimin e pasurisë për vitin 2021 ka të deklaruar 308 mijë euro që përfshijnë shtëpi, banesë dhe dy parcela tokë të saj dhe të familjes.

Pasuri të luajtshme nuk posedon derisa në bankë ka një shumë prej 10 mijë e 168 euro.

Derisa pagë vjetore ka deklaruar 26 mijë e 205 euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë nuk posedon veturë fare, përderisa për derivate të paguara nga Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 780 euro.

Deputetja Bytyqi të deklaruar si pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe pata të gatshme, që i përkasin asaj dhe familjes së saj 136.000 euro, dhe 50% të aksioneve në Shpk.Capital invest, përderisa të hyra vjetore të sajat, bashkëshortit  dhe prindit i ka deklaruar 20.736 euro.

Kurse detyrime financiare ndaj bankave ka të deklaruara 340.892.69 euro.  Në total pasuri të saj dhe të familjes ajo ka deklaruar 156 mijë e 736 euro duke përfshirë edhe të hyrat vjetore.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, Abrashi nuk posedon fare veturë, kurse për  derivate të paguara nga Kuvendi i Kosovës, ka shpenzuar 690 euro.

Në total pasuri në emër të tij dhe të familjarëve ai posedon 129 mijë euro.

Deputeti Abrashi pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi në vlerë të 90 mijë, ndërsa para në banka 1 mijë e 350 euro. Kurse të hyra vjetore të tij dhe bashkëshortes i ka të deklaruara 39,092.13 euro. Detyrime financiare ndaj bankave ai i ka 2.000 euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë Zemaj nuk posedon fare veturë, kurse për derivate të paguara nga Kuvendi i Kosovës, ka shpenzuar 690 euro duke qenë po ashtu pjesë e listës me shpenzimet më të larta për derivate.

Deputeti Zemaj të deklaruar si pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe para të gatshme, që i përkasin atij dhe familjes në total i ka 428 mijë euro.

Kurse të hyra vjetore të tij dhe bashkëshortes i ka të deklaruara 36,369.55 euro.

Detyrime financiare ndaj bankave ai i ka 16,500 euro.

Deputetja e LVV-së në total pasuri të saj dhe të familjes posedon 541 mijë e 980 euro duke përfshirë edhe të hyrat vjetore për vitin 2021.  Ajo posedon pasuri të luajtshme që përfshin një vëturë në vlerë 7 mijë euro.

E për shpenzimet e veturës së saj ajo nga buxheti  shtetit ka marrë 660 euro.

Kredi në banka në vlerë 825 euro dhe të hyra vjetore nga pagat dhe mëditjet – 31 mijë e 480.

Pasuria e deputetit të Listës Guxo së bashku me familjen e tij arrin vlerën 431 mijë euro. Pasuri të paluajtshme ai posedon shtëpi, banesë, villë malore në vlerë prej 370 mijë euro, së bashku me familjen.

Pasuri e luajtshme – dy vetura në vlerë 36,000

Kredi 12 mijë euro për blerjen e makinës- afati i pagesës për 5 vite si dhe 25 mijë euro para të gatshme në banka.

Të hyrat së bashku me bashkëshorten 2 mijë e 677 euro.

Pavarësisht kësaj Haxhi Abvyli ka marr nga buxheti i shtetit 630 euro për shpenzime të derivateve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje posedon pasuri prej 237 mijë e 500 euro në total së bashku me familjen.

200 mijë prej tyre janë pasuri e paluajtshme që përfshin 2 parcela tokë, shtëpi të papërfunduar, banesë e dyqan.

Derisa në kuadër të pasurisë së luajtshme ai posedon dy vetura, një të prindit dhe një veturë personale në vlerë prej 17 mijë e 500 euro, e nga buxheti i shtetit për veturën e tij ka marrë 570 euro për të udjhëtuar deir në Kuvend. Ndërsa posedon edhe aksione në një shoqëri komerciale të cilat kapin vlerën e 20 mijë eurove.

Por kur është fjala për derivate ai ka marrë 570  euro.

Në total pasuria e tij e deklaruar kap shifrën  72 mijë 364 së bashku me bashkëshorten.

Deputeti i PDK-së vozit veturën e tipit Mercedes B180 në vlerë prej 18 mijë euro.

Për shpenzimin e veturës së tij ai ka marrë 540 euro pavarësisht se posedon pasuri të majme.

Mergim Lushtaku përveç si deputet në Kuvendin e Kosovës, ai është edhe pronar në “Vityt”sh.p.k” që gjendet në Veternik në Prishtinë dhe bashkëpronar i “A.I.M”, “Ferma Jonë shpk” dhe “Koni Projekt shpk” për të cilat nuk ka deklaruar se sa paguhet.

Derisa  ka deklaruar se nga pozita e deputetit të Kosovës, ka të hyra vjetore 22,764.82 dhe të hyrat e bashkëshortes 23,000.00. Në vlerë 8,600 euro posedon aksione në shoqëri komerciale.

Vlen të theksohet se pjesë e kësaj liste ishte edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj por i njëjti në vitin 2021 nuk e kishte deklaruar pasurinë e tij, derisa deklarimet e pasurisë së vitit 2020 dhe vitit 2019 ishin të pa qasshme në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit deri në momentin e publikimit të këtij teksti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat