Pacolli del në mbrojtje të Xhafer Devës

Aktuale

Pacolli del në mbrojtje të Xhafer Devës

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:49
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk e kupton se si diplomacia e Kosovës dhe krerët e shtetit nuk reagojnë në mbrojtje të figurës së Xhafer Devës, ish-politikanit të njohur shqiptar.

Pacolli thotë se Deva ishte bashkëpunëtori i SHBA-së në luftën kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Ai po ashtu shton se nuk ka asnjë fakt që Deva apo njësitet e tij kanë kryer krime ndaj komuniteteve tjera në trojet shqiptare, duke përfshirë komunitetin hebre.

Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati 44 vjet pas vdekjes së tij.

Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për punën dhe veprën e tij. Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin.

Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre. Xhafer Deva ishte bashkëpunëtori nr.1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.

Xhafer Devës, nga rrespekti që SHBA kishte ndaj tij i'u është dhënë viza për të emigruar në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri.

Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te Kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat