Albulena Haxhiu zbulon se çfarë i ka thënë Elez Blakaj pas ftesës për t’u kthyer në Kosovë

Aktuale

Albulena Haxhiu zbulon se çfarë i ka thënë Elez Blakaj pas ftesës për t’u kthyer në Kosovë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 23:52
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për konkursin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe është pyetur edhe për fjalinë e përdorur nga Albin Kurti ” le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”.

Haxhiu thotë se s’duhet harruar ato që janë deklaruar në të kaluarën derisa ka shpjeguar arsyen pse Kurti e ka thënë atë fjali.

Tutje ministrja ka konfirmuar bisedën me ish-prokurorin Elez Blakaj, dhe ka treguar përgjigjen që ka marrë kur e ka ftuar të kthehet në Kosovë.

“Nuk duhet ti harrojme ato qe i kemi thene ne te kaluaren. Arsyeja pse ka thene shkon Lumezi, vjen Elezi, ka dashur te thote qe gjate qeverisjes tone s’do te kete prokuror qe kercenohen. Une kam pasur komunikim me Blakajn, e kam ftuar qe te vije ne Kosove. Por nuk e di ne cfare shkalle e kane kercenu ate dhe familjen. Me ka thene shohim ne te ardhmen”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat