Haxhiu mban diskutim për vettingun me raportues të Komisionit të Venecias

Aktuale

Haxhiu mban diskutim për vettingun me raportues të Komisionit të Venecias

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:45
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow, ku diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Në trajtimin e kësaj çështje, Ministrja Haxhiu informoi Raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë që ka procesi i vettingut për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese.

Komisioni i Venecias në muajin mars pritet të jap opinionin për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Haxhiu, pas diskutimeve, falenderoi raportuesit për Opinionin në projektligjin për KPK si dhe për angazhimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Republikën e Kosovës dhe i siguroi që do të adresohen rekomandimet e adresuar përmes opinioneve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat