Mulliqi: Që një kohë të gjatë nuk po shohim njerëz profesionistë në pushtet

Aktuale

Mulliqi: Që një kohë të gjatë nuk po shohim njerëz profesionistë në pushtet

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka analizuar klasën politike në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se institucionet shtetërore janë mbushur me njerët familjarë dhe militantët partiak.

Sipas tij, Kosova ende po përballet me mediokritete, kameleon, me njerëz servilë, poltron.

Shkrimi në Facebook:

Shteti i Kosovës, po përballet me krizë kuadrovike politike. Që një kohë të gjatë nuk po shohim njerëz profesionistë në pushtet, dhe as në resore të shtetit! Është mbushur aparati shtetëror me familjarë, militantë partiak duke e apostrofuar gati në tërësi kualifikimin përkatës profesional. Po mungojnë në institucione vitale të shtetit, specialistët dhe ekspertët. Ende po përballemi me mediokritete, kameleon, me njerëz servilë, poltron…Shumë e pakëndshme është kur në jetën publike dëgjojmë kur dikush ka “përparuar”, vetëm pse është djali apo e afërme e ngushtë e ndonjë shtetari me ndikim, apo që është ngritur mbi bazat e nepotizmit, klienteles, mbi bazat regjionale e patriarkale, dhe mbi çdo bazë tjetër ataviste..! M’u për atë që shumë kohë u përballem dhe ende po përballemi me shoqëri, dhe institucione jo stabile…?! Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, me njerëz të qëndrueshëm dhe të menqur, me ekspert të çdo lëmie, me njerëz me vizione dhe me ide progresive, që Kosovën e integrojnë në strukturat euroatlantike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat