Eliza Hoxha: Tarifat e rrymës janë diskriminuese

Aktuale

Eliza Hoxha: Tarifat e rrymës janë diskriminuese

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:55
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, vlerëson se njëra nga mundësitë për ta kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë është çuarja e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas saj tarifat e reja të miratuara janë diskriminuese dhe shkelje e të drejtave.

“Ka diskriminim në aspektin e kategorive qytetare. Janë 30 përqind që preken më shumë, pastaj ka diskriminim etnik sepse qytetarët në pjesën veriore nuk paguajnë dhe mandej është diskriminimi ekonomik – janë të liruara bizneset”, është shprehur Hoxha.

“Po preket qytetari i rëndomtë dhe jo bizneset. Një mënyrë për ta kundërshtuar këtë është Kushtetuesja, sepse ka shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Kjo është e pafalshme që vetëm një pjesë e qytetarëve të marrë barrën”.

Hoxha është shprehur se problem është edhe mungesa e një strategjie për të ardhmen, përveç subvencionimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat