“Krejt i kemi nga 2-3 milionë”/ Adriatik Kelmendi tregon se do të paguajë trefish më shumë për rrymën tani

Aktuale

“Krejt i kemi nga 2-3 milionë”/ Adriatik Kelmendi tregon se do të paguajë trefish më shumë për rrymën tani

Nga: A.ZH Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 00:07
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka bërë një llogaritje, se sa euro do të paguajë më shumë tash me tarifën e re për energjinë elektrike.

Ai ka bërë të ditur se dallimi reali i faturës pa rritje dhe asaj me rritje do të jetë gati trefish më i lartë, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka cituar edhe deputetin e PDK-së Xhavit Halitin, se "krejt i kemi nga 2-3 milionë".

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Qe një kalkulim i thjeshtë sa po rritet çmimi në raste.

Në muajin janar kemi shpenzuar 2056 kwh dhe kemi paguar 120.57 euro.

Me rritje për shpenzim të njëjtë po i bjen plot 304.90 euro.

Pasi që një pjesë mbulohet nga taksat tona në kuadër të subvencionimit, po i bjen që direkt do t’i paguajmë 184.92 euro, kurse edhe 119.98 euro i paguajmë me subvencion.

Dallimi real i faturës pa rritje me faturën me rritje po del 184.33 euro shtesë. Pra jo trefish, por gati trefish!

Mirë ka pasë thënë Xhavit Haliti krejt i kemi nga 2-3 milionë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat