Ejupi: Qeveria duhet të përdorë politika të reja për zbutjen e situatës me energjinë

Aktuale

Ejupi: Qeveria duhet të përdorë politika të reja për zbutjen e situatës me energjinë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 00:15
Burim Ejupi

Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, ka folur për situatën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti ka reaguar më vonë se qeveritë e rajonit për krizën me rrymën, pasi sipas tij, kjo ishte e ditur se do të ndodhte kjo.

“Në vitin 2021 askush nuk është marrë me këtë, nuk është asnjë politikë që e promovon efiçencën e enegjisë. Kanë qenë dy-tre muaj që konsumatorët  do të mund të bëheshin gati, dhe do të gjenin një formë më ndryshe apo më të leverdishme të ngrohjes. Derisa Shqipëria e ka shpallur gjendjen e emergjencës në fund të gushtit, Kosova e ka shpallur në fillim të dhjetorit, kështu që për ata katër muaj nuk e kam parë Qeverinë të bëjë ndonjë gjë”,ka thënë Ejupi.

Ejupi i ka bërë thirrje ekzekutivit që nga sot të gjejë forma për menaxhimin më të mirë të kësaj gjendje.

“Tash, duhet të mendohet se cilat janë masat që i jep Qeveria për fushën e efiçencës së energjisë, ndonjë subvencion, apo duhet të largohet ndonjë TVSH. Qeveria tani duhet të bëjë masa të tjera, pra politika publike të cilat e zbusin këtë situatë, kjo që kur të jemi në janarin e viti 2023, subvencionet mund të mos ekzistojnë fare.  Ideja është se do të përsëritet edhe për tjetrin vit, tani duket të punohet  me hapa më të shpejtë”,ka potencuar Ejupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat