Donika Gërvalla e drejton Listën Guxo deri në zgjedhjet e brendshme, flet për koalicionet e mundshme

Aktuale

Donika Gërvalla e drejton Listën Guxo deri në zgjedhjet e brendshme, flet për koalicionet e mundshme

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 08:52
Lista “Guxo”

(E plotësuar 14:51) - Gërvalla tregon pse “Guxo” u regjistrua si parti pikërisht më 14 shkurt

Donika Gërvalla nga “Guxo” ka thënë se ata kanë një planprogram të duhur për zhvillimin e jetës së kosovarëve.

Në konferencën për media, ku e bëri të ditur se kanë aplikuar në Komisionin Zgjedhor Qendror për t’u regjistruar si subjekt politik, ajo theksoi se do të punojnë që të ketë një arsim dhe shëndetësi të modernizuar, si dhe një zhvillim ekonomik për qytetarët.

Gërvalla tregoi se pse kanë vendosur që më 14 shkurt të regjistrojnë këtë iniciativë qytetare si parti politike.

“Kemi vendosur për të festuar arritjet e jashtëzakonshme me partnerin tonë, themelimin e bëmë në këtë datë për që ka ndodhur vitin e kaluar nga bashkimi i këtyre dy subjekteve Lëvizje Vetëvendosje dhe Guxo që bazohen në një platformë të sinqertë të partneritetit në luftimin e krimit dhe korrupsionit, instalimin e shtetit ligjor, në trasimin e rrugës për ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe plotë gjëra të tjera që me partnerin tonë qeverisës pajtoheni në detaje”, ka thënë Gërvalla.

Ajo deklaroi se për tani nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti tjetër të vendit pos LVV-së.

Po ashtu theksoi se ata kanë një planprogram më transparent për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror që sipas saj strukturat e partisë së tyre janë shumë më demokratike.

***

Lista Guxo është regjistruar si parti politike në KQZ, ndërsa shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/kreytaren dhe strukturat tjera udhëheqëse.

Faton Peci nga ky subjekt politik tha se procesi zgjedhor do të fillojë nga nëndegët.

“Pashmangshëm që ne tash do të futemi në një proces të zgjedhjeve të brendshme, duke filluar nga niveli më i ulët, nëndegëve”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë tha se i kanë përfshirë format më të mira të garës. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe personaliteteve me integritet e kredibilitet që t’i bashkangjiten procesit zgjedhor të kësaj partie.

“Gara do të jetë e hapur”, tha Peci.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se e ka marrë drejtimin e këtij subjekti politik deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme. Ai tha se për çdo gjë do të koordinohet me të tjerët brenda partisë.

“Por në aspektin formal, unë nënshkruaj për këtë subjekt politik, në konsultim të plotë me anëtarët e partisë”, tha ajo.

Gërvalla tha se “nuk do të jetë si me Vjosa Osmanin, sikur pa Vjosa Osmanin”, por tha se Lista Guxo do të jetë parti serioze.

Ajo foli edhe për mundësinë e koalicionit me partitë tjera.

Këtë mandat, Gërvalla tha se do ta përfundojnë në koalicion me LVV-në, ndërsa tha se s’mund ta parashikojë të ardhmen. Por aktualisht, tha se nuk shohin partner tjetër përveç LVV-së.

“Ne do ta thellojmë bashkëpumin me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk shohim momentalisht në skenën politike një partner serioz me të cilin do të mund t’i hynim sfidave që kërkohen”, tha Gërvalla.

LIVE: Lista “Guxo” regjistrohet si subjekt politik

Lista “Guxo” sot regjistrohet si parti politike në KQZ

Lista “Guxo” sot pritet të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në orën 12:00.

Kryetare e këtij subjekti do të jetë Donika Gërvalla.

Regjistrimi si subjekt politik do të ndodh pikërisht sot, në njëvjetorin e fitores së zgjedhjeve, në të cilat kjo parti ishte në koalicion me Vetëvendosjen.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e  Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat