Blakaj - Lumezit: Ka takime e incizime që dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr, ky person ka hise në privilegjin tënd si Kryeprokuror

Aktuale

Blakaj - Lumezit: Ka takime e incizime që dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr, ky person ka hise në privilegjin tënd si Kryeprokuror

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 18:16
Aleksandër Lumezi dhe Elez Blakaj

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka reaguar, ndaj kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, i cili ka thënë se ka ushtruar funksionin e tij i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Blakaj ia ka kujtuar Lumezit se ka dëshmi për mënyrën se si ai ka ardhë në postin e kryeprokurorit dhe çfarë ka bërë gjatë mandatit.

Aleksander Lumezi: Përkundër të gjitha sfidave, kam pasur privilegjin që të ushtroj funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit ekskluzivisht i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

E more Kryeprokuror...., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj!”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ia kujtoi Lumezit informacionet e takimeve me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si dhe incizimet që dëshmojnë saktë se nga cilat interesa është udhëhequr.

Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror!”, është shprehur Blakaj në letrën drejtuar Lumezit në Facebook.

Kurse, sipas Elez Blakaj, në privilegjin e Lumezit për postin e kryeprokurorit ka gisht edhe një dost i tij, polic i krimeve ekonomike.

Ndërsa sa i përket privilegjit në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ju kuptoj plotësisht, por të lutëm mos e harro edhe dostin tuaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj!

Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se 2000 € ( dymijë Euro) apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë!”, ka përfunduar Blakaj postimin e tij në Facebook.

Image
Postimi i plotë i Elez Blakajt në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat