Ende nuk ka draft për ligjin e pagave, ministri Sveçla sqaron çdo gjë

Aktuale

Ende nuk ka draft për ligjin e pagave, ministri Sveçla sqaron çdo gjë

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me draft projektin që ka qarkulluar sot në media për ligjin e pagave.

Sveçlan njoftoi se lajmet e qarkulluara nuk janë të vërteta, pasi nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit

“Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”, shkroi ministri në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit.

Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese.

Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat