Aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Aktuale

Aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër 20 të personave, pasi të njëjtit dushohet për kontrabandim me migrantë.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Kosovë e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat