“Gërdi po më vjen prej politikës dhe politikanëve”, Koci reagon ndaj debateve politike: Truri na është shpëlarë

Aktuale

“Gërdi po më vjen prej politikës dhe politikanëve”, Koci reagon ndaj debateve politike: Truri na është shpëlarë

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj debateve politike në prime time.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se na është shpëlarë truri dhe se po i vjen “gërdi ndaj politikanëve dhe politikës”, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se televizionet duhet të transmetojnë më shumë kulturë, art, shkencë e emisione zbativëse në atë kohë dhe jo emisione të politikës.

Postimi i tij i plotë:

A mund të bëhemi 1000 persona që nuk i pëlqejnë debatet politike?

Askund në botë nuk kam parë që në prime-time-i, t’i kushtohet vetëm politikës.

Truri na është shpëlarë!

Besomëni, gërdi po më vjen prej politikës dhe politikanëve.

Prandaj, sa më shumë që jemi kundër kësaj politike redaktoriale, udhëheqësit e mediumeve, do ta kuptojnë që shikuesit kanë nevojë që në mbrëmje të shikojnë filma, seriale, kulturë, art, shkencë dhe emisione zbavitëse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat