“Nipi im me foto të Vjosës”/ Ganimete Musliu reagon për fotografitë e Osmanit dhe Konjufcës në duar të fëmijëve

Aktuale

“Nipi im me foto të Vjosës”/ Ganimete Musliu reagon për fotografitë e Osmanit dhe Konjufcës në duar të fëmijëve

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Fëmijët mbajnë në duar fotografitë e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Presidentes Vjosa Osmani

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar imazhin që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku shihen një grup fëmijësh teksa mbajnë në duar fotot e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Musliu, në postimin e saj në Facebook ka thënë se nuk duhet të gjykohen mësueset, pasi fotot fëmijëve ua dha administrata e Kuvendit të Kosovës.

Madje ajo ka treguar se edhe nipi i saj ka mbajtur në duar foton e presidentes Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijëve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty. Nuk linin hapësirë për të ju shpjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetëm të sfilojnë me këto foto.

Nipi im me foto të Vjosës :P

Isha prezent gjatë ceremonisë se fotografimit.

janë të pafajshëm mësueset po ashtu.

Historinë s’mund ta ndryshoj askush!

Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat