Blerim Latifi tregon çfarë kanë të përbashkët Spanja dhe Bosnja me Kosovën, të cilat nuk e njohin shtetin Pavarësinë

Aktuale

Blerim Latifi tregon çfarë kanë të përbashkët Spanja dhe Bosnja me Kosovën, të cilat nuk e njohin shtetin Pavarësinë

Nga: N. Sh. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:18
Blerim Latifi

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi thotë se Bosnaj dhe Spanja, shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kanë diçka të përbashkët me Kosovën.

Sipas tij, këto shtete të përbashkët me shtetin tonë e kanë himnin shtetëror, i cili është pa tekst.

Në 14 vjetorin e Pavarësisë, Latifi shktuan se, Kosovës ia kanë imponu zgjidhjen e Bosnjës, e ky motiv, sipas tij, hetohet edhe tek dizajni i flamurit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Bosnja dhe Spanja nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por të dy këto shtete paskan diçka të njëjtë me Kosovën, e që nuk e paska asnjë shtet tjetër në botë, përjashto mikroshtetin e San Marinos në Itali.

Të katër këto shtete himnet shtetërore i kanë pa tekste. Himni i Spanjës ka pasur tekst, mirëpo duke qenë i përdorur nga Franko gjatë Luftës Civile, pas rënies së regjimit të tij, teksti qenka hequr krejtësisht nga himni zyrtar. Himni pa tekst i Bosnjës dihet pse është vendosur: tri etni armiqësore, që mbahen me zor në një shtet kuazi të përbashkët, kuptohet se nuk mund të pajtohen as rreth një teksti të përbashkët të hymnit shtetëror.

Ndërkaq, Kosovës ia kanë imponu zgjidhjen e Bosnjës, edhe pse këtu 95 për qind e popullatës i takon vetëm një etnie dhe historia ka ndodhur ndryshe prej asaj të Bosnjës. Motivi i zgjidhjes së Bosnjës hetohet edhe tek dizajni i flamurit të Kosovës.

Ky bosnjëzim simbolik i Kosovës mund të mbahet edhe më tutje për arsye pragmatike, por rrënjosja e tij në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të Kosovës është pa të ardhme. Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat