Kurti për çështjen e Manastirit të Deçanit: Kushtetuesja e trajtoi lëndën pa kaluar nëpër fazat e zakonshme, duhet të trajtohet në dialog

Aktuale

Kurti për çështjen e Manastirit të Deçanit: Kushtetuesja e trajtoi lëndën pa kaluar nëpër fazat e zakonshme, duhet të trajtohet në dialog

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 21:41
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, tha se nga dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet, por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës.

I pyetur në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë marr nga regjimi i Millosheviqit nuk duhet të pranoheshin si qeverisje të zakonshme demokratike.

“Ne kemi rezervën tonë të zakonshme për vendimet e regjimit të Millosheviqit, të cilat për bindje  time, çuditërisht janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar ajo nëpër fazat e zakonshme, sikurse tjerat”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se për Manastirin e Deçanit ka nevojë  të ketë dialog.

“Unë mendoj se për Manastirin e Deçanit kemi nevojë për dialog në mënyrë që ta trajtojmë këtë breng të tyre, nuk duam t’i dominojmë, nuk dëshirojmë t’i cënojmë, por në të njëjtën kohë besoj që duhet të hasim më në fund në mirëkuptimin e tyre që vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në këtë shekullin tonë”, theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat