Krerët e SHIK-ut e shtynë pavarësinë e Kosovës, si ia mori Hashim Thaҫi të drejtën Bajram Kosumit…

Aktuale

Krerët e SHIK-ut e shtynë pavarësinë e Kosovës, si ia mori Hashim Thaҫi të drejtën Bajram Kosumit…

Nga: H.O. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 08:44
Bajram Kosumi

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, ndonëse përgatitjet ishin të gjitha që pavarësia të shpallej dy vite më herët, në vitin 2006.

Në atë kohë kur Kryeministër i Kosovës ishte Bajram Kosumi dhe Nexhat Daci, ishte shtyrë ky proces i pavarësisë nga Hashim Thaҫi.

Kështu ka deklaruar profesori universitar, Sadri Ramabaja në një intervistë dhënë për Bota sot.

“Më 23 mars 2005 ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës Dr Bajram Kosumi. Atëbotë kryeparlamentar ishte Dr.Nexhat Daci, tashmë është sekret publik, se mundësitë dhe përgatitjet ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006. Ishin krerët e SHIK-ut, mbi të gjitha Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ai që kishte ndikuar që ky proces të shtyhej për më vonë, duke sinjalizuar qartë se ishte i interesuar me çdo kusht që atë çast historik ta përvetësojë, ashtu si edhe bëri”, ka thënë Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat