Presidentja Osmani jep detaje për takimet me liderët botëror në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Aktuale

Presidentja Osmani jep detaje për takimet me liderët botëror në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:13
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga takimet e saj më liderët botëror në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Osmani tha se ishin tri ditë intensive, ku së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla, diskutuan në një numër panelesh e tryezash dhe takuam përfaqësues të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare.

“Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit.”, deklaroi presidentja Osmani, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ishin tri ditë intensive në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla, diskutuam në një numër panelesh e tryezash dhe takuam përfaqësues të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare. Në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, përçuam mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit.

Në takime me presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes, senatorë, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e përfaqësues të shoqërisë civile, gjithnjë synojmë avancimin e raporteve me shtete të tjera dhe shtyrjen përpara të interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Kosova ka miq të shumtë në botë, e këto miqësi vetëm sa do t’i shtojmë e do t’i thellojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat