Përfundon mbledhja e kryesisë, të enjten seanca e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Përfundon mbledhja e kryesisë, të enjten seanca e Kuvendit të Kosovës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj mbledhje, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se është marrë vendim për mbajtjen e seancës së radhës plenare.

Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 24 shkurt me fillim nga ora 10:00.

Duhet përkujtuar që seanca e fundit ishte të enjten e kaluar, seancë solemne në të cilat pati edhe deklarime.

Me të filluar deklarimin kryeministri, Albin Kurti, deputetët e opozitës patën liruar sallën e Parlamentit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat